Tayna hedh hapin e parë drejt suksesit ndërkombëtar, publikon duetin me artistin francez

schedule21:29 - 14 Janar, 2021

schedule 21:29 - 14 Janar, 2021

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna ka publikuar duetin me artistin francez, L’Algerino. Kënga mban titullin “Moona”, një projekt që shënon njëherësh dhe bashkëpunimin e parë të saj me një artist të huaj.

Teksti i këngës vjen në shqip dhe frengjisht. Ky është projekti i parë muzikor i Taynës për këtë vit, ndërkohë që është përfolur se pritet të sjellë një duet dhe me Mozzik.

Pak kohë më parë, në një intervistë televizive, reperja tha se ka gati disa projekte ndërkombëtare por preferoi të mos zbulonte emrat e këngëtarëve të huaj. Kujtojmë që në verë ajo firmosi kontratë dhe me gjigandin diskografik, Sony Music. /abcnews.al/