“Tayna ecën me megahite”, reperja paralajmëron “bombën” e radhës

schedule08:38 - 17 Gusht, 2020

schedule 08:38 - 17 Gusht, 2020

Tayna është padyshim një ndër reperet më të suksesshme shqiptare. Një muaj më parë ajo publikoi “Bass”, këngë e cila rezultoi mjaft e pëlqyer nga publiku dhe që numëron më shumë se 9 milion klikime në Youtube.

Ndërkohë, reperja ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor që pritet të publikohet së shpejti. Lajmin e ka bërë me dije menaxheri i saj përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shkruan se “Kur krejt janë bërë bashkë, Tayna ecën vetëm me mega hite, shumë shpejt projekti i ri”.

Tayna u bë e njohur me “Columbiana”, një bashkëpunim me Don Phenom që e solli fuqishëm reperen në tregun muzikor shqiptar. Prej më shumë se dy vitesh, Tayna numëron një sërë këngësh, që janë kthyer menjëherë në hite.

Tashmë ajo synon tregun ndërkombëtar, dhe duket se për të arritur këtë qëllim është më afër se kurrë, pasi reperja pak kohë më parë njoftoi nënshkrimin e një kontrate me gjigandin diskografik, Sony Music. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!