Ylli amerikan i popit, Taylor Swift është shpallur personi i vitit për vitin 2023 nga revista amerikane “Time”.
View this post on Instagram
“Pjesa më e madhe e asaj që Swift arriti në 2023 është e pamatshme. Ajo premtoi t’u japë vlerë ëndrrave, ndjenjave dhe përvojave të njerëzve, veçanërisht grave që ndihen të neglizhuara dhe sistematikisht të nënvlerësuara,” tha drejtori i Time, Sam Jacobs.
View this post on Instagram
Kujtojmë që këtë vit, Taylor Swift publikoi versionet e riregjistruara të ‘Speak Now’ dhe ‘1989’, pjesë e një projekti shumëvjeçar për të rifituar pronësinë e punës së saj.
“E gjitha varet nga mënyra se si e trajtoni humbjen“, u shpreh Swift.
“Unë i përgjigjem dhimbjes ekstreme me sfidë. Imagjinoni që Picasso të pikturojë diçka që ka pikturuar disa vite më parë, pastaj ta rikrijojë me ngjyrat e sotme”, shtoi Lucian Grainge, CEO i kompanisë që zotëron labelin diskografik të Swift./abcnews.al