Të martën, Taylor Swift mori çmimin e ikonës globale në “Brit Awards 2021”, duke u bërë kështu gruaja e parë dhe artistja e parë jo angleze që u vlerësua me këtë trofe. Ajo është gjithashtu artistja më e re që fitoi çmimin e lakmuar.
Këngëtarja u ngjit në skenë për të mbajtur një fjalim te fuqishëm ndërsa pranoi çmimin nga aktorja e “Game of Thrones” Maisie Williams, e cila e quajti atë një nga “emrat më të mëdhenj në historinë e muzikës” dhe “një frymëzim për njerëzit në të gjithë botën”.
“Vitin e kaluar unë kam luajtur Glastonbury, por të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas, bota ndryshoi. Dhe përfundova duke nxjerrë tre albume në vend,” tha ajo. “Folklore” dhe “Evenmore” ishin një nga përvojat më unike, të jashtëzakonshme që kam pasur ndonjëherë.”, tha këngëtarja. /abcnews.al