Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo tha se nga e marta do të nisin të shqyrtojnë problemet për hipotekimin e pronave në Himarë. Këtë deklaratë Tavo e bëri në një prononcim për mediat, pasi këshilli bashkiak i Himarës votoi në favor të Blerina Balajt si kryetare e komanduar e kësaj bashkie.
“Dua të them se na presim punë të mëdha në Himarë, duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore që ky komunitet të tre njësive ka në lidhje me vonesat që janë krijuar për arsye nga më të ndryshmet me hipotekimin e pronave të tyre.
Si prefekt në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe kryetaren e sapovaktuar dhe me Agjensitë Shtetërore të Kadastrës do të fillojmë që nga e marta që të përfundojmë të gjithë procesin e pajisjes së kesa bashkie me dokumentin hipotekor.
Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.“, tha Tavo./abcnews.al

