Taullai u arrestua në Kosovë për një krim të disa viteve më parë! Kapet dhe një person në Tiranë

schedule11:43 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:43 - 8 Dhjetor, 2020

Policia e Kosovës arrestoi pak ditë më parë në Prizren Indrit Taullain, i njohur si njëri prej pjestarëve të rendësishëm të Bandës së Durrësit.

Taullai i arrestua me urdhër të SPAK. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, Taullai është arrestua për një krim të disa viteve më parë që ka ndodhur në Shqipëri. Në pranga ndërkohë është vënë edhe një person tjetër në Shqipëri.

Taullai u arrestua më 6 dhjetor në Kosovë, dhe sipas mediave kosovare ishte futur brenda këtij territori që prej ditës së djeshme. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për arrestimin, ndërsa Taullau pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!