Taulant Balla: Gati të shpallim 61 kandidatët tanë për bashkitë

schedule12:05 - 18 Mars, 2019

schedule 12:05 - 18 Mars, 2019

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se shumë shpejt do të shpallin 61 kandidatët socialistë për zgjedhjet bashkiake të vendit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh se forca politike që ai voton ka vijuar prej disa muajsh një proces konsultimi në publik.

“Partia Socialiste ka filluar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve përmes konsultimeve publike. Ne jemi në një aleancë në bashkëqeverisje me njerëzit dhe përgjatë gjysmës së dytë të viti 2018 kemi zhvilluar proces konsultimi. Në një pjesë të madhe të territorit, procesi është i përfunduar dhe shumë shpejt do të kemi gati 61 kandidatët tanë”, tha Balla./abcnews.al