Tatuazhi unik i Xhensila Myrtezajt dedikuar së bijës është thjesht inspirim

schedule08:54 - 17 Tetor, 2020

schedule 08:54 - 17 Tetor, 2020

Tatuazhet janë një ndër mënyrat që njerëzit vendosin të shprehin dashurinë që kanë ndaj të tjerëve. Së fundmi, ka qenë Xhensila Myrtezaj që ka bërë një tatuazh, që i kushtohet Ajkës. Këngëtarja ka treguar se gdhendur në duart e saj dy shkronja nga emri i së bijës dhe kur i bashkon ato për t’u lutur, formohet emri Ajka.

Në këtë mënyrë, tatuazhi simbolizon lutjen e saj, që mban pikërisht emrin e vajzës. “Lutja ime. ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13″, ka shkruar këngëtarja në Instagram. Këngëtarja ka treguar më parë se ka realizuar disa tatuazhe, por me siguri ky do të jetë më i veçanti për të.

 

View this post on Instagram

 

Lutja ime…? “All your children will be taught by the Lord, and great will be their peace” -Isaiah 54:13

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Kujtojmë që për Xhensilën kjo verë ishte mjaft e suksesshme. Projekti që solli me Ardian Bujupin rezultoi një ndër hitet e sezonit, dhe vazhdon të qëndrojë në listën e këngëve më të dëgjuara. Kënga erdhi dy vite pas bashkëpunimit të parë, “Çika Çika” që u kthye menjëherë në hit. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!