Është një ndër moderatoret më të dashura shqiptare, të cilën së fundmi e kemi parë të përkushtuar edhe në muzikë, duke sjellë disa projekte që kanë rezultuar të suksesshme.
Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar foto nga projektet që po përgatit për këtë verë. Por, së fundmi, Luana gjithashtu ka zbuluar tatuazhin e saj më të ri që ka realizuar, me të cilin përcjell një mesazh shumë domethënës.
Siç shihet dhe nga fotoja që ka publikuar në Insta Story, moderatorja ka shenjuar disa vargje që mesa duket kanë një rëndësi të madhe për të. “Në fund të fundit jeta ime është rezultat i përpjekjeve që kam bërë për të qëndruar me këmbë në tokë ndërsa mbaj pareshtur sytë nga qielli”. /abcnews.al/