Tatimorët zbarkojnë në Durrës

schedule15:49 - 17 Korrik, 2019

schedule 15:49 - 17 Korrik, 2019

Në zonën e Currilave në Durrës ka nisur një aksion nga tatimorët për luftën kundër informalitetit. Objekt kontrolli janë hotelet, baret dhe restorantet ku sipas inspektorëve janë gjetur një sërë shkeljesh.

Lufta kundër informalitetit nxorri në terren tatimorët si dhe Inspektoriatin e Punës. Subjektet që operojnë në zonën e Currilave, në Durrës ishin të parët që kaluan nën sitën e inspektorëve.

Operacioni bëhet për të ndërgjegjësuar bizneset dhe qytetarët mbi lëshimin dhe tërheqjen e kuponit tatimor, eliminimin e punësimit informal si dhe konkurrencën e pandershme.

Arben Seferaj kryeinspektor i Inspektoriatit të Punës tha se vetëm në dy ditë kontrolle në shkallë vendi janë kapur një numër subjektesh që fshihnin fuqinë punëtore duke shmangur shlyerjen e detyrimeve.

“Janë inspektuar gjatë kësaj fundjave 102 subjekete në të cilat janë evidentuar 995 punonjës, nga të cilët 225kanë qenë të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore. Për këtë arsye nga ana e inspektorëve të punës është marra e pezullimit të punës dhe formalizimi i tyre ka ndodhur gjatë këtij procesi”, tha ai.

Drejtori i Hetimit Tatimor Martin Mici theksoi se gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe hotele që punonin pa licencë.

“Puna jonë do të jetë e fokusuar në të gjitha subjektet që nuk deklarojnë asgjë, shmangin detyrimet e tyre dhe në këtë mënyrë janë demotivues për të gjitha subjektet që janë të ndershme dhe korrektë”, tha ai.

Objekt kontrolli janë kryesisht hotelet, baret dhe restorantet. Aksioni do te vijoje për një periudhë të pacaktuar duke angazhuar një serë institucionesh të tjera./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!