Tatimorët kontrolle në hotele e restorante në Sarandë

schedule16:00 - 12 Gusht, 2019

schedule 16:00 - 12 Gusht, 2019

Edhe përgjatë vijës bregdetare vijoje kontrollet përsa i takon respektimit të ligjit nga hotelet, baret e restorantet.

Çdo hotel apo shtëpi në Sarandë e publikuar në booking është nën monitorimin e tatimeve.

“Gjatë gjithë periudhës nga data 4 Korrik deri dje janë kryer në total 420 kontrolle dhe janë konstatuar 191 shkelje të legjislacionit tatimor”.

33 njësive akomoduese iu është bllokuar aktiviteti. 30 prej tyre nuk ishin regjistruar në organet e tatimeve ndërsa tre nuk lëshonin kupon tatimor për herë të dytë.  Ndaj të tjerëve kanë vepruar gjobat.

“30 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
·         35 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
·         15 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 12 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Aksioni kundre informalitetit në zonën bregdetare do të vijojë përgjatë të gjithë sezonit turistik. Vetëm në Saranda nëntë grupe të tatimeve ane shpërndarë në terren.