Tatimi i profesioneve të lira/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin, vendimi brenda 30 ditëve

schedule14:47 - 25 Qershor, 2024

schedule 14:47 - 25 Qershor, 2024

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e ankimimeve për tatimin e profesioneve të lira. Kryetarja e këtij institucioni tha se shpallja e  vendimit do të komunikohen sipas parashikimeve ligjore  dhe referuar legjislacionit në fuqi afati për dhënien e vendimit është 30 ditë.

Janë 25 mijë profesionistë që preken nga ligji që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Profesionistët duhet të paguajnë  15% kush ka fitim deri 14 milionë lekë dhe 23% kush fiton mbi këtë shumë.

Gjatë seancës, Gjykata Kushtetuese dëgjoi edhe njëherë pretendimet e palëve dhe u njoh me provat respektive. Në një kohë që ende nuk ka një vendim profesionistët e lirë do t’iu duhet që të paguajnë këstet e para të tatim fitimit .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!