Qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.
Bëhet fjalë për 14 certifikata dhe vërtetime për familjarët dhe 10 për bizneset.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në faqen e saj në internet listën e dokumentave që në kuadër të reformës së deregulimit mund të merren përmes platformës elektronike e-Albania.
Që nga një certifikatë e thjeshtë, autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit, vërtetim si punëkërkues i papunë, vërtetim për përgjegjësitë tatimore apo për regjistrimin e biznesit, e të tjerë mund të merren online në çdo kohë dhe pa kosto printimi./abcnews.al