Tatimet: Ndryshimet ligjore janë reflektuar në e-Tax

schedule16:20 - 3 Janar, 2019

schedule 16:20 - 3 Janar, 2019

Një sërë ndryshimesh fiskale kanë hyrë në fuqi me nisjen e muajit Janar. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar sistemin tatimor e-Tax dhe njofton tatimpaguesit për deklaratat e tyre tatimore.

Tatimpaguesit deklaratat e tyre tatimore tashmë mund t’i gjejnë të reflektuara bashkë me ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi me nisjen e muajit Janar në sistemin tatimor e-Tax. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se sipërmarrjeve me xhiro deri në 14 milionë lekë, ato në agroturizëm dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor tatimi mbi fitimin do t’u llogaritet 5%. Me reduktimin e tatimit mbi dividentin nga 15% në 8% per deklarim  janë shtuar dy rubrika të reja.

“Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me shitje” dhe “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me trashëgimi ose dhurim”. Ndryshimet janë pasqyruar gjithashtu dhe në deklaratën individuale vjetore të të ardhuarave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërkohë ka reflektuar edhe ndryshimet në  taksën e materialeve plastike dhe artikujve të amabalazhit të importuar, e cila tashmë përllogaritet në masën 35 lekë për kilogram, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare. Taksën e ambalazheve prej qelqi në masën 5 lekë/kg. Taksën e granulatit të importuar në masën 25 lekë/kg.

Ndërsa ne listpagesa është mundësuar reflektimi i pagës minimale mujore tashmë prej 26,000 lekё dhe asaj maksimale deri nё 114,670 lekё, pёr të gjitha kategoritë e punësimit.  Si dhe kufiri i pagës bruto bazë për llogaritjen automatike për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë me shkallë tatimore 23%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!