Tatimet ndalen në Himarë, Denaj- bizneseve: Respektoni ligjin!

schedule16:15 - 7 Gusht, 2019

schedule 16:15 - 7 Gusht, 2019

Në Himarë ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e çoi denoncimi i një qytetari.

“Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu.”

Argumenti i menaxherit nuk e ka bindur ministren e cila i Ben thirrje bizneseve të heqin dorë nga çdo faturë që nuk është miratuar nga tatimet.

 “Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.”

Në rast e se kuponi tatimor nuk ju vjen në tavolinë denonconi apelon ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Denaj gjithashtu paralajmëron se aplikacioni stop informalitetit I vlefshëm si për qytetarët ashtu dhe për biznesin do të nisë të funksionojë në fundjavë.

“Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara. Ministrja: Ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?”

Denaj kërkon respektim te ligjit ndërsa thotë se grupet e inspektimit do të vijojnë monitorimin e bizneseve përgjatë 24 orëve./ABC News Albania 24/7