Taso rrëfen bisedat e shpirtit dhe brengat nga studio e tij për mikun Maks Velo

schedule16:20 - 14 Maj, 2020

schedule 16:20 - 14 Maj, 2020

Tirana për Maks Velon ishte muza e krijimtarisë, dhe arena e debatit  ballazi për artin dhe çdo padrejtësi  për  një shpirt të lirë. Ekoja e të cilit ka filluar t’i mungoje qelizave të këtij qyteti.

Ndërsa qyteti piktoresk i Pogradecit, në rrugicën e ngushtë karakteristike, ku të çon në studion dhe shtëpinë e ish-studentit dhe mikut të tij Anastas Kostandini ishte strehëza e rrëfimeve të shpirtit për artin dhe dramën e tij.

Pasi gjen forcën për të folur për ish-mikun e tij. Ka edhe dilema.

“E kam shumë të vështirë të flas për të, megjithëse me të kam folur pa mbarim. Arti ishte synimi, ëndrra, preja, ajo që ai dëshironte”, u shpreh ai.

Megjithëse ka qenë në kontakt me të edhe gjatë qëndrimit në spital, kur mori lajmin për ndarjen e tij nga jeta, fundin nuk e priste.

“Unë e dija gjendjen e tij, por nuk e prisja të ishte e tillë. Një trishtim shumë i madh. Do të më mungojë një bisedë me një person që nuk ishte i zakonshëm,” tregon ai.

Ai ishte duke gdhendur këtë grafikë në dërrasë, cikël për të cilën e kish shtyrë ai.

“Ndoshta në takimet e fundit bisedën kryesore që ai e bënte, e bënte se nëse po e përfundoja apo jo. Pikërisht në atë moment kur po e bëja ma kanë dhënë këtë lajm. Unë po e përfundoja këtë gravurë. Ishte gravura e 32, kam një cikël nga Histori e Skënderbeut që e kam nisur prej shumë kohësh. Ai më ka dhënë porosi se si duhet ta përfundoj” , shprehet ai.

Menjëherë, ai mori rrugën, nga studio, drejt kafenesë së preferuar buzë liqenit, që të bënte një lutje për të.

Mospasja mundësi për të marrë pjesë në ceremoninë e  lamtumirës  e ka pikëlluar, por edhe ikjen në këtë mënyrë e cilëson të ngjashme me vete jetën e tij.

Binomi realizmi socialist dhe Maksi dhe njerëzit e realizmit socialist dhe arti, ishte shpesh tema e bisedave mbi artin, ku ai kërkonte veçse të vërtetën dhe jo paragjykimin.

“Është Maksi dhe realizmi socialist dhe njerëzit e realizmit socialist dhe Maksi, janë dy gjëra të ndara, sipas meje: “Maksi nuk i ka përkitur asaj bote, dhe në disa shkrime apo biseda përpara tij ishte një person që e përfaqësonte disi realizmin socialist. Ai kërkonte që t’i tregoja që ne jemi ndarë dhe shpirtërisht nga kjo gjë dhe se duhet të pranojmë fajet tona”, shprehet ai.

As artistët që dëshmuan në gjyq, ai nuk i mbante mëri, thjesht ai kërkonte prej tyre që të gjenin forcën, minimum të kërkonin falje.

“Jo vetëm personat që janë përgjegjës për dramën e tij, por edhe për artistë të tjerë. Ai fliste përtej personave që e kanë dënuar, apo edhe artistë të tjerë që e paragjykojnë Maksin. Ajo që e mërziste ishte mosvlerësimi nga aktorë të njohur dhe që nuk shpreheshin. Kërkonte komunikim me piktorët”, tregon ai.

Kostandini e cilëson artist jo të zakonshëm.

“Mendoj që Maksi është një piktor jo i zakonshëm. Ishte një realist edhe vizatimet e tij janë realiste”, shprehet ai.

Nga kush ndihej më i zhgënjyer.

“Nga shoku i tij Dhambi Blido, mund të them që mund të jetë përlotur në një moment”, shprehet ai.

Pas marrjes së dosjes, Maksi i fortë, ka derdhur edhe lot,

në studion e Tasos.

“Nëpërmjet Maks Velos do ta kuptojnë shumë mirë epokën në të cilën ka jetuar, jo vetëm ai, por edhe ne”.

Biseda mbi artin i bënin që të harronin edhe sensin e kohës, por megjithëse kishte marrë vlerësime ndërkombëtare në Paris, Spanjë dhe  New York Times  i dedikonte një artikull vlerësues, e shqetësonte mos vlerësimi i artistëve vendas.

Arti për të ishte frymë lirie që i kushtoi shtrenjtë dhe iu dha i tëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!