Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Task Forcë për krimet zgjedhore/ Gjikondi: SPAK, një strukturë që funksionon mirë. Politika ‘do pyes’ dy herë para se të bashkëpunojë me krimin

schedule18:40 - 29 Janar, 2025

schedule 18:40 - 29 Janar, 2025

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në ‘ Tirana Live’ foli më tepër lidhur me strukturën e prezantuar nga SPAK në kuadër të procesit zgjedhor të pranverës.

Sipas juristes, kjo strukturë është e duhur sidomos kur zgjedhjet janë kthyer në disa raste edhe në burim përplasjesh mes forcash politike.

Gjithashtu, Gjikondi u ndal tek procesi i numërimit të votave ku do të preferonte të ishte elektronik pasi sipas saj, numërimi manual shton shanset për manipulime.



“Dumani ka folur që përpara vitit të ri që po merrte përsipër të ngrinte këtë strukturë. Unë mendoj që është e duhur, pjesa më e madhe e dosjeve të SPAK ka të bëjë me të zgjedhurit vendor dhe lidhje të politikës më krimin. Nga verifikimi i mesazheve kanë dalë që drejtorët referoheshin nga grupet kriminale. Edhe shit- blerjet e votave nga këto bandat. Dumani bashkë me stafin e tij kanë menduar që t’i paraprijnë çdo lloj situate që ka degraduar edhe me vrasje nga forcat politike.

Kanë hapur dhe një portal ku qytetarët mund të denoncojnë dhe të japin informacion. Më pëlqeu dhe ideja e SPAK për të bashkëpunuar me policinë, prokurorinë dhe KQZ, patjetër që është edhe BKH. Mendoj që frika ruan vreshtin dhe do të bëjnë që për herë të parë, politika do ta pyes vetën dy herë përpara se të bashkëpunoj me krimin e organizuar. Unë jam skeptike tek leximi i votës sepse dy krahët e politikës nuk pranuan të bëhet votim elektronik dhe u bazuan në lexim manual.

Korrupsioni ka pushtuar edhe leximin e votës dhe do ishte më mirë të bëhej nga një makineri sesa nëpër duar. Edhe vota e Diasporës do bëhet manuale sepse ajo mund të abuzohet.

Mendoj se mazhoranca mund të preket, kush ka pushtetin ajo ka shanset të jetë me e prekura.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!