Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Enkelejd Alibeaj përshëndeti nismën “Task Forcë”, për krimet zgjedhore, duke thënë se SPAK ka dhënë prova se drejtësia ka funksionuar.
Gjithashtu Alibeaj theksoi se subjektet politike duhet të jenë bashkëpunuar për të luftuar krimet zgjedhore.
“Duhet përshëndetur SPAK, është një provë shtesë e seriozitetit që ky institucion është duke vepruar. Ka dhënë prova qoftë në luftën kundër korrupsionit edhe për veprimtaritë kriminale. Vjet zoti Dumani ka premtuar që do e bënte publike në janar dhe e bëri publike. Më pëlqeu edhe mënyra se si është organizuar. Kështu duhet të veprojë një shtetar për një çështje që është shumë e rëndësishme siç është krimit zgjedhor. Që sot ka nisur të jepet efekti i këtij organizimi. Shqiptarët sa herë ndjehen të kërcënuar, kanë detyrimin e tyre për të bërë denoncimin. Edhe subjektet politike nga ana tjetër duhet të ngrenë strukturat e tyre. Sot çdo subjekt zgjedhur duhet të pranojë se sa herë që do të procedohet nga SPAK për krime zgjedhore të reagojë”, tha ai.
/abcnews.al/