Task forcë për bregdetin/ Durrës, kontroll plazheve për sigurinë e pushuesve

schedule14:54 - 11 Qershor, 2025

schedule 14:54 - 11 Qershor, 2025

Këtë sezon veror përgjatë vijës bregdetare në Durrës  janë shtuar plazhet publike.

“Nga 1 mijë metra katror vije bregdetare 300 janë publike.  Kulla vrojtimi çdo 80 metër.”

Për të monitoruar situatën  në terren ka zbritur një task forcë e posaçme.

Në fokus do të ketë zbatimin e  hapësirave nga plazhet private,   sinjalistikën për mjetet ujore sportive e rojet bregdetare.

Në rast se do të konstatojë  shkelje nuk do të mungojnë penalitetet.

“Nese ka shkelje  ne rregullore  perkatese do kete penalitet te caktuara,  siguria në plazhe  eshte  kryefjala”

Ndërsa për një bregdet të pastër gjatë të gjithë sezonit veror drejtuesi I task –forcës ka kërkuar bashkëpunimin  e qytetarëve  kryesisht  të  atyre që   zgjedhin të pushojnë  në plazhe publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!