Task forca nis kontrolle në vijën bregdetare/ Mungesa e rojeve të plazhit: Në 500 metra, 15 subjekte nuk ishin korrekte

schedule12:56 - 10 Korrik, 2023

schedule 12:56 - 10 Korrik, 2023

Pas ngjarjes së rëndë së ditës së djeshme në plazhin e Kavajës ku humbi jetën babai me dy djemtë e mitur, sot task forca ka nisur kontrolle në gjithë vijën bregdetare.

Kontrollet lidhen me mungesën e rojeve të plazhit dhe infrastrukturën.

Në vetëm 500 metra kontroll janë konstatuar 15 subjekte që nuk ishin korrekt me udhëzimet, raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj.

Përkatësisht asnjë prej subjekteve të kontrolluara nuk kishte roje plazhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!