Task Forca e Durrësit në terren për të kontrolluar plazhet

schedule15:00 - 11 Korrik, 2019

schedule 15:00 - 11 Korrik, 2019

Grupi task-force i ngritur në Prefekturën e Durrësit ka nisur inspektimin e të gjithë vijës bregdetare për verifikimin e kushteve të plazheve që frekuentojnë pushuesit. Aksioni shtrihet nga Ura e Dajlanit  deri në kufi me plazhin e Golemit, i cili është pjesë e bashkisë Kavajë. Gjatë ditës së sotme inspektorët e policisë bashkiake kanë vendosur tabelat për përcaktimin e vendeve për plazhe publike dhe në plazhin e madh të Durrësit do të jenë 6 të tille. Grupi i task – forcës do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik dhe ka për detyrë shtimin e kontrolleve të vazhdueshme, për zbatimin e raportit të hapësirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia, zbatimin e kushteve higjeno-sanitare, moslejimin në plazhe të shitësve ambulantë si dhe kontrollin mbi gjenerimin e zhurmave dhe vendbanimet e mjeteve sportive ujore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!