“Task-Forca 24 orë në akset kombëtare”, Gonxhe apel shoferëve: Respektoni sinjalistikën

schedule20:16 - 1 Shkurt, 2021

schedule 20:16 - 1 Shkurt, 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën apel për respektimin e sinjalistikave rrugore. Ky apel vjen pasi vendi është përshirë në kushte të këqija atmosferike, për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Gonxhe shkruan se Task-Forca e transportit Rrugor –MIE , bën apel për kujdes , për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa thekson se është prezente në të gjitha akset kombëtare.

Reagimi:

Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE ju bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në akset rrugore!

Ju kërkojmë të jeni të kujdesshëm në:

Përzgjedhjen dhe rregullsinë e gomave gjatë udhëtimit;

Respektimin e kritereve të Tonazhit gjatë ngarkesave të mjeteve të rënda;

Respektimin e të gjitha sinjalistikave rrugore ;

Është detyrim i drejtuesit të mjetit/subjektit të garantojë gjendje optimale teknike dhe funksionale për mjetin çdo herë që del në rrugë/shërbim! (Kodi Rrugor, Neni 71 pika 5, Neni 78 pika 4)

Respektimi i këtyre kritereve bën të mundur udhëtim dhe rrugë më të sigurta, mbrojtje të rrugëve që janë pasuri publike, por mbi të gjitha qarkullim të sigurt.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të moderojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën!

DENONCO për çdo rast të evidentimit të problemeve; anomali të transportit rrugor, mjete jashtë standardi, mjete ndotëse, akte korruptive apo abuzive nga punonjësit tanë!

https://ëëë.dpshtrr.al/kontaktoni/denonco

Drejtuesit e mjeteve dhe subjektet do penalizohen me masa administrative, deri pezullim licensash e pezullim aktiviteti!

Task Forca është prezente në të gjitha akset kombëtare 24h çdo ditë

 

/abcnews.al/