Tashmë zyrtarisht deputete, Ori Nebiaj flet për raportet me Bora Zemanin

schedule20:39 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 20:39 - 5 Dhjetor, 2022

Pasditen e kësaj të hëne, Bora Zemani u rikthye në drejtimin e “Përputhen”. Kjo pasi moderatorja Ori Nebiaj pranoi mandatin e deputetes.

Mirëpo, në një intervistë dhënë së fundmi, Ori ka folur për marrëdhënien me Borën, duke bërë të ditur se njihen prej vitesh dhe shkojnë shumë mirë.

“Raportin me Borën e kam pasur gjithmonë shumë të mirë. Me Borën njihem shumë vite përpara, kemi qenë të dyja në një tjetër televizion. Atëherë isha unë në një emision që unë ika dhe e vazhdoi Bora. Tani erdhi momenti që unë isha një emision që e la Bora. Tani unë po iki prapë dhe ndoshta ku i dihet fati ndoshta e çon sërish Borën aty”, u shpreh ajo për “Prive”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!