Xhuliano Skuka, bobmeri i klubit të Partizanit, është futur në rrjetën e tre klubeve të Serie A.
Në fillim Leçe, më pas Hellas Verona dhe tashmë është futur në garë edhe Empoli. Sipas “Tuttomercatoweb”, Hellas Verona e ka seriozisht për Skukën, ku madje raporton se klubi italian ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të klubit kryeqytetas, plot 500 mijë euro për sulmuesin e “demave”, ofertë e cila është refuzuar në mënyrë kategorike nga Partizani.
“Demat” dëshirojnë të mbajnë Skukën të paktën deri në fund të sezonit dhe shpresojnë të fitojnë titullin kampion, pasi golat e tij kanë peshë të madhe. Sipas mediumit italian, Partizani pretendon se kartoni i Xhuliano Skukës vlen të paktën 1 milion euro./ h.ll/abcnews.al