Ajax ka arritur marrëveshje me Jordan Henderson për transferimin e tij në Amsterdam si lojtar i lirë.
Mesfushori ka luajtur për Al-Ettifaq në gjashtë muajt e fundit, me të cilët ka shkëputur kontratën.
Henderson që ka 81 paraqitje për kombëtaren angleze, ka luajtur më parë me Sunderlandin dhe Liverpoolin.
Ai nënshkroi kontratë me Ajax për dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026.
Henderson do të mbajë veshur fanellën me numrin 6-të në klubin e ri./ h.ll/abcnews.al