Dihej prej disa kohësh, madje lojtari ishte dhe në fazë përgatitore me Tiranën në Turqi, por tashmë është zyrtare: Mario Morina është futbollist i bardhebluve kryeqytetas. 27 vjeçari është rikthyer te Tirana dhe ka firmosur deri në fund të sezonit.
Zyrtarizimi i Tiranës:
“Mario Morina është ri-veshur bardheblu. Sulmuesi i formuar nga radhët e Tiranës ka nënshkruar sot deri ne fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit tek Prishtina në Kosovë dhe stërvitet prej më tepër se dy muajsh me ekipin!”/abcnews.al