“Tarzani” i Shqipërisë që noton në borë e lahet në ujëvarat e akullta

schedule11:08 - 12 Janar, 2024

schedule 11:08 - 12 Janar, 2024

SHQIPËRI- Izet Shulku, i cili për aventurat që ndërmerr, mund të cilësohet si “Tarzani” i Shqipërisë pasi është shumë i lidhur me natyrën. Përkundër temperaturave të ftohta, Izeti nuk e ka fare problem të zhytet në ujëvarat e akullta të bjeshkëve dhe të “notojë” në borë.

Gjatë një interviste në “Abc e Mëngjesit”, sipërmarrësi nga Peshkopia tregon relaksin që i dhuron natyra gjatë aventurave të tij, të cilat duken shpeshherë ekstreme, por gjithsesi në thelb mbeten të veçanta.

“Vullneti dhe dëshira ime ka qenë që pas 1990, por që ka filluar nga 2003 e mbrapa. Unë ikja në bjeshkë dhe rrija për 1 muaj. Adrenalina ime është të shëtis në bjeshkë, nëpër ujëvara, livadhe, nëpër maja malesh, sepse aty gjej vetveten. Kur patëm shkuar në vitin 1993 në Greqi, që kemi pas vuajtur shumë, iknim nga policia dhe vetëm orientoheshin nga një pikë drite natën që mund të ishte kilometra larg pa e ditur se çfarë na dilte përpara. Futeshim nëpër lumenj, silleshim dhe dilnim prapë në të njëjtin vend, sepse nuk dinim rrugën”, tha ai.

Ai thotë se ka ngjitur malin më të lartë në Shqipëri, Malin e Korabit, për dy orë dhe këtë e ka bërë pa asnjë ndalesë.

“E kam ngjitur Korabin për dy orë. U nisa nga fshati Radomirë, Kala e Dodës.  Makinat i blej për të shoqëruar të guidës, por vetë eci në këmbë”, tha ai./ abcnews.al