Tarifat, Trump: Amerika e para, do të kujdesemi së pari për njerëzit tanë

schedule22:37 - 2 Prill, 2025

schedule 22:37 - 2 Prill, 2025

Presidenti Donald Trump tha se ai po mban një qëndrim dhe “më në fund po e vë Amerikën në vend të parë” gjatë komenteve që çuan në nënshkrimin e planit të tij të tarifave reciproke.

“Sot ne po mbrojmë punëtorin amerikan dhe më në fund po e vendosim Amerikën të parën”, tha Trump, shkruan CNN.

Presidenti tha se SHBA kujdeset “për vendet në të gjithë botën”, por theksoi se tarifat janë një shenjë se “ne do të kujdesemi së pari për njerëzit tanë”.

“Ne me të vërtetë mund të jemi shumë të pasur. Mund të jemi shumë më të pasur se çdo vend, nuk është as e besueshme, por ne po bëhemi të zgjuar,” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!