Drejtuesi i Departamentit AUM në Kuvajt, Altin Hoti thotë se qëllimi kryesor i vendosjes së tarifave nga administrata e Donald Trump ndaj disa vendeve është fiskal. Sipas tij, Trump ka synime më shumë gjeopolitike sesa ekonomike me këtë politikë, teksa përmendi rastin e Meksikës dhe Kanadasë.
Ndërkohë pedagogu në Universitetin e Tiranës Igli Tola tha se Trump kërkon që t’i rikthejë SHBA-së lavdinë e dikurshme si superfuqia globale.
Pjesë nga diskutimi:
Altin Hoti: Qëllimi është më shumë gjeopolitik sesa ekonomik. Në tërësinë e tij nuk i arrin qëllimet ekonomike as për mbushjen e buxhetit të shtetit. Në rastin e Meksikës dhe Kanadasë, rezultati ishte që të dy këto vende reaguan me koncensione ndaj SHBA dhe kjo tarifë nuk u aplikua. Po bëhet një lojë gjeopolitike, hakmarrje ndaj shteteve evropiane. Se cili do të jetë rezultati në afatgjatë. Nëse Trump do të shkojë drejt tarifave doganore, mallrat dhe shërbimet në SHBA do të bëhen më të shtrenjta, dollari amerikan do të forcohet, eksporti amerikan do të jo konkurrent për botën. Janë një sërë faktorësh.
Igli Tola: Jam dakord me idenë që qëllimi madhor, preteksti është të kemi menaxhim të situatës aktuale me pozicionin e Amerikës në tregtinë globale por qëllimi final i Trump është për të kthyer lavdinë e dikurshme SHBA në ekonominë globale si superfuqi dhe normalisht edhe në tregtinë globale. Po të shohim tarifat që vendos janë tarifa të dy natyrave, që lidhen me vendet e origjinës nga Kina, BE, Kanadaja dhe Meksika, dhe më pas edhe tarifa me tipologjinë e produktit si çeliku, alumini që deri para pak kohësh Amerika mbante monopolin por për shkak të avancimeve që po bëjnë vendet e tjera, janë sektorë ku Amerika po lëshon pe.
Nëse flasim për qëllimin që Trump po i vendos peshë kësaj fjalës tarifa, qëllimi i tij madhor është që të ribëhet një rishpërndarje e tregut. Ajo ndarja klasike nuk ekziston më. Pra një ripozicionim të gjeopolitikës, të rrugëve tregtare, të vendeve të cilat punojnë dhe bashkëpunojnë me kë se edhe BE nuk është më partneri më i besuar i SHBA sepse edhe brenda unionit ka vende që kanë shprehur pakënaqësinë për të qenë të dytët gjithmonë pas SHBA. /abcnews.al

