Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se tregjet botërore po sillen negativisht, pas vendosjes së tarifave nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kamberi u shpreh se jemi ende në fazën fillestare dhe duhet të presim përgjigjen e vendeve të tjera.
“Në momentin që jetojmë, kjo është e pazakontë. Që në momentin që u krijua Organizata Botrërore e Tregtisë, tregtia mes vendeve ishte më e çliruar. Natyrisht, jemi vetëm në një fazë të këtij procesi, ku presidenti Trump vendosi tarifa doganore. Do shohim tani që çdo veprim ka një kundërveprim. Rritja ekonomike e Kinës, është rritje progresive që fillon me reformat që shteti kinez ndërmorri në vitet ’80. Kina konsiderohet fabrika e botës. Shumë kopmani nga SHBA dhe vende të botës janë zhvendosur në Kinë. Lufta tregtare përdor atë që quhet parimi i reciprocitetit”, theksoi ai./abcnews.al

