Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tarifa për anijet në Hormuz/ Irani: Anijet që do kalojnë duhet të paguajnë për sigurinë

schedule12:19 - 26 Mars, 2026

schedule 12:19 - 26 Mars, 2026

Parlamenti i Iranit po punon mbi një projektligj për të formalizuar tarifat që thuhet se po aplikohen për disa anije që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Agjencitë e lajmeve Fars dhe Tasnim, të dyja pranë Gardës Revolucionare të Iranit, cituan ligjvënësin Mohammadreza Rezaei Kouchi të thoshte se parlamenti po ndjek një plan për të kodifikuar zyrtarisht sovranitetin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, duke krijuar gjithashtu një burim të ardhurash përmes mbledhjes së tarifave.

Sipas tij ky është një hap krejtësisht i natyrshëm, pasi Irani garanton sigurinë e Ngushticës dhe anijet dhe cisternat e naftës duhet të paguajnë tarifa për këtë.



Megjithatë mijëra marinarë dhe mijëra anije kanë mbetur të bllokuar në korridorin tregtar për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Teherani nga ana tjetër ka thënë se lejon të kalojnë çdo anije veç atyre nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, ose aleatët e tyre.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një rrugë ujore ndërkombëtare e hapur për të gjitha transportet detare. Vendosja e tarifave do t’i jepte fund kësaj dhe ka të ngjarë të kundërshtohej fuqimisht nga shtetet arabe të Gjirit, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët.

Në kundërpropozimin e tij me 5 pika ndaj planit amerikan për paqen, Irani kërkoi ndër te tjera sovranitet të plotë mbi Hormuz.

Por ngushtica e Hormuzit nuk është vetëm ujëra iraniane. Anijet kalojnë nëpër ujërat territoriale jo vetëm të Iranit, por edhe të Omanit. Sipas rregullave ndërkombëtare, të gjitha anijet kanë të drejtë “kalimi tranzit” nëpër ngushtica të tilla dhe kjo e drejtë nuk mund të bllokohet ose pezullohet nga një shtet bregdetar.

Edhe pse Irani kufizohet me ngushticën, ai nuk ka kontroll të plotë sovran mbi atë se kush mund të kalojë.

Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i hedhin poshtë pretendimet iraniane për të kufizuar kalimin në ngushticë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!