Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, ka zbuluar një bisedë mjaft interesante mes Taribo West, Marcello Lippi dhe “Zotit” tek Interi siç e quan ai Marco Materazzin. Që nga fillimi i vetëizolimit, italiani është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos me videot live në “Instagram”, ku bisedon me ish-shokët e tij të skuadrës.
“Ishte mëngjesi i një të shtune dhe ne të gjithë po rrinim rreth e rrotull Lippit, kur ai na tha fomacionin dhe që mund të dilnim jashtë e të kryenim seancën stërvitore.
Taribo West doli përpara të gjithëve dhe me zërin e tij të trashë i tha trajnerit: ‘Mister, Zoti më tha se unë duhet të luaj’. Në atë moment unë fillova të qeshja”, i tregon Vieri Materazzit.
“E qeshura ime u bë edhe më e madhe nga përgjigjja epike e Lippit. “Sa e çuditshme, sepse nuk më tha asgjë mua”. Aty për pak sa nuk e bëra në brekë nga të qeshurat”, kujton goleadori.
Interesant është fakti se ish-lojtari nigerian, kur e la futbollin u kthye në pastor dhe ka hapur kishën e tij në Lagos. /abcnews.al
#Vieri e l’episodio con #West: “Disse a Lippi ‘mister Dio mi ha detto che devo giocare’. E Lippi gli rispose ‘strano a me non ha detto niente’. Io stavo già piegato dalle risate” pic.twitter.com/NDPQUbeRsD
— Daniele Mari (@marifcinter) April 23, 2020