Mbrojtësi i Southampton, Wesley Hoedt, është shumë pranë rikthimit tek Lacio. Drejtuesit e lacialëve kanë nisur negociatat me klubin anglez për të siguruar kështu shërbimet e 26-vjeçarit.
Hoedt ka luajtur me kryeqytetasit italianë nga viti 2015 deri në 2017, ku më pas ai kaloi në Premier League për shumën e 16 milionë eurove. Gjithashtu ai ka qenë në huazim dhe tek Celta Vigo dhe Royal Antwerp.
Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, Lazio po punon që ta transferojë qëndërmbrojtësin me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Kujtojmë që kontrata e lojtarit omme Southampton përfundon në qershor të vitit 2022 dhe operacioni pritet t’i kushtojë klubit italian 5 milionë euro. /abcnews.al