Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Igli Tare ka folur për kampionatin italian dhe në veçanti për dy skuadrat kryesuese, ato të Milanos.
Duke prekur emra si Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli, njëri i Interit dhe tjetri i Milanit, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpreh se e kuptojnë njëri tjetërin, por janë të ndryshëm në taktikë.
“Pioli dhe Inzaghi empatikë, por të ndryshëm në taktikë.
Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik, Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor 4-3-3, por fitoi një titull me 4-2-3-1”, është shprehur Igli Tare./h.ll/abcnews.al