Tare: Nuk i kemi thyer rregullat e pandemisë, protokolli nuk është i qartë

schedule19:59 - 4 Nëntor, 2020

schedule 19:59 - 4 Nëntor, 2020

Te Lacio ka pasur shumë paqartësi në lidhje me të prekurit me COVID-19 dhe mënyrën sesi e ka menaxhuar klubi këtë situatë. Prokuroria ka nisur hetimet pasi dyshin se Lazio ka thyer rregullat e protokollit të pandemisë dhe në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Vlonjati shprehet se çdo veprim i bërë, ka qenë brenda rregullave dhe ankohet në lidhje me mënyrën sesi është trajtuar çështja e Hoetd dhe Pereira. Tare kërkon uniformitet.

“Kur bëhet fjalë për Lacion, duhet gjithmë të jepet një shpjegim. Ne iu nënshtruam testeve javën e shkuar dhe kemi pasur një vizitë nga prokuroria dhe dy herë kemi dorëzuar të gjith testet. I bëmë sërish teset të shtunën dhe të premten dhe dolën negativë, kështu lojtarët luajtën të dielën.

E njëjta gjë që ndodhi me Hoedt javën e kaluar, ndodhi edhe me Pereira, por ka disa të dhëna në teste, që janë vlerësuar me një mënyrë tjetër. Ne jemi në dispozicion absolut të autoriteteve, ndërgjegjja jonë është e pastër dhe mund të presim vetëm për rezultatet përfundimtare.

Po, ne mendojmë se ai mund të luajë, sepse testet që bëmë gjysmë ore pas UEFA-s ishin negative. E njëjta gjë ishte e vërtetë për Leiva dhe Strakosha. Është shumë e ngjashme me atë që i ndodhi Interit me Achraf Hakimin. Duhet të ketë një uniformitet, përndryshe nuk mund të vazhdojmë kështu”, u shpreh Tare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!