Tare: Lazio gati për titull, fatkeqësi sociale nëse nuk rifillon futbolli

schedule17:19 - 14 Maj, 2020

schedule 17:19 - 14 Maj, 2020

Liga Italiane e Futbollit, ka fiksuar datën 13 qershor për rinisjen e futbollit në Itali. Pasiguria është akoma e madhe, ashtu si edhe debatet në lidhje me diçka të tillë. Igli Tare, një ndër zërat e fortë për rifillimin e Serie A, nuk heq dorë nga qëndrimi i Lazios dhe analizon gjithçka për La Repubblica.

Skuadra bardhekaltër ka bërë një sezon fantastik, ka vetëm një pikë më pak se Juventusi kryesues dhe do bëjë gjithçka për të sjellë trofeun e madh në Romë, objektiv që konfirmohet nga drejtori sportiv i klubit kryeqytetas.

Jemi gati për të luftuar për titullin kampion. Do të tentojmë ta fitojmë tani nëse rifillon kampionati, përndryshe do e synojmë vitin tjetër. Ne kemi ardhur nga larg dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi. Ata që thonë se duam të rifillojmë kampionatin për arsye personale, nuk kanë kuptuar asgjë.

Futbolli i siguron jetesën 370 mijë personave në Itali. Do të jetë një dështim për shumë njerëz nëse ndalemi dhe Italia do të humbiste një pjesë të historisë, jo vetëm në sport. Ndalimi i futbollit do të jetë një fatkeqësi sociale.

Nuk do arrijmë të rikthehemi as në shtator nëse nuk e bëjmë tani. Shumë muaj pasivitet do të shkaktonin pasojë të rënda. Ka shumë zili përreth dhe futbolli italian nuk është vetëm Serie A. Ka mijëra njerëz dhe familje që punojnë, e kemi detyrë t’i mbrojmë”, thekson Igli Tare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!