Tare: Kjo ndeshje pika e kthesës, kam një mesazh për ata që duan Lazion

schedule17:51 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 17:51 - 24 Dhjetor, 2019

Të gjithë janë bindur për aftësitë e Igli Tares. Drejtori sportiv i Lazios ka krijuar një ekip fantastik, që po zbavitet dhe fiton nën drejtimin e Simone Inzaghit. Ekipi e mbylli vitin me 8 fitore radhazi në kampionat dhe fitimin e Superkupës së Italisë.

Elozhet dhe entuziazmi kanë prekur kulmin, por faza e dytë e sezonit do jetë edhe më e vështirë. Vlonjati tregon pikën e kthesës së Lazios në një prononcim për Radio Incontro Olympia, aty ku bën edhe një thirrje për ata që i duan të mirën ekipit.

Festimet tona zgjasin deri në mbrëmjen e ndeshjes. Tani janë pushimet, teksa do të kthehemi në stërvitje me datë 30 dhjetor për përgatitjen e fazës së dytë të sezonit. Nevojitet shumë përqendrim, na presin shumë beteja dhe duhet të jemi gati.

Elozhet? Tani është e lehtë të flasësh. Ata që e ndoqën ekipin gjatë verës e kuptuan që ishte krijuar diçka shumë pozitive. Në fillim dallohej loja e mirë, por mungonin rezultatet. Diçka ndryshoi pas ndeshjes me Atalantën (Lazio reagoi pas disavantazhit të trefishtë dhe ndeshja u mbyll 3-3) dhe prej atij momenti nuk u ndalëm më.

Por, siç e kam thënë më parë, në Romë kalohet lehtësisht nga yjet në baltë. Do tregohesha gënjeshtar po të thosha se komplimentet nuk më pëlqejnë, por preferoj gjërat që bëhen me qetësi. Kush i do të mirën Lazios, nuk duhet të fluturojë, por të qëndrojë me këmbë në tokë dhe i përulur.

Futbolli është një sport ku opinionet ndryshojnë çdo tre ditë. Kur fiton është gjithçka në rregull, por duhet të tregohemi të aftë për të mbrojtur veten kur humbasim. Vetëm kështu do të rritemi“, përfundon Igli Tare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!