Ulja e Maurizio Sarrit ka krijuar entuziazëm të madh te tifozët e Lazios. Ekipi bardhekaltër pritet të luajë një futboll edhe më të bukur se ai me Inzaghin.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare flet rreth trajnerit të ri, duke zbuluar edhe fjalët që i tha Sarri në momentin që iu ofrua pankina e skuadrës kryeqytetase.
“Ardhja e Sarrit ka shkaktuar realisht një entuziazëm të madh në qytet. Tifozët e donin fuqimisht atë dhe ne i gëzuam e i kënaqëm.
Kemi sjellë te Lazio një trajner madhështor. Derbi i Romës do të shijohet me kënaqësi në të gjithë botën tani.
Sarri ka gjetur një skuadër të motivuar, në pesë ditët e para të fazës përgatitore kam vënë re që stili i punës së Sarrit ka krijuar entuziazëm të madh.
Ai na tha presidentit dhe mua që ndodhet në një vend ku mund të luajë lirisht futbollin që i pëlqen. Luis Alberto? Është bashkuar me skuadrën, do e takoj sonte në Auronzo“, theksoi Tare. /abcnews.al