Tare Jr. nuk ka dilema, zgjedh Shqipërinë para Italisë dhe Gjermanisë

schedule08:49 - 11 Mars, 2020

schedule 08:49 - 11 Mars, 2020

I lindur në Itali, por i pëlqen të bëjë pushimet në Vlorë. Shqipen e flet mirë dhe nuk shikon arsye pse të zgjedhë një kombëtare tjetër, edhe pse mund të ftohet edhe nga Italia e Gjermania. Etien Tare zgjedh origjinën dhe e thotë hapur në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij në “Instagram” ai u ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij dhe një prej pyetjeve të bëra është: “Për kë kombëtare do të luash po të erdhi ftesa: Italinë, Gjermaninë apo Shqipërinë”.

Përgjigje e lojtarit të moshave të Lazio është e qartë: Shqipëria. Tare shfaq flamurin shqiptar dhe pret një ftesë nga trajnerët e kombëtareve të moshave. Sulmuesi është vetëm 16 vjeç dhe aktualisht është pjesë e Lazio U19. /abcnews.al

 

Postimi në “Instagram”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!