Igli Tare ka nisur me një goditje punën e tij me Milan. Vetëm pak ditë nga zyrtarizimi ai drejtor sportiv, shqiptari ka zgjidhur një nga çështjet më të rëndësishme të klubit. Bëhet fjalë për trajnerin e ri.
Projekti për rikthimin e Milanit fitues i është besuar Masimiliano Allegri, i cili do të kthehet pas 11 vitesh në pankinën kuqezi.
Tekniku livornez ishte I lakmuar edhe nga klube të tjerë të mëdhenj të Serie A, por sipas mediave italiane ka pranuar ofertën e “Djallit”.
Merita për këtë i jepet Igli Tares, që ka djegur rivalët duke bindur Alegrin, që shumë shpejt do të prezantohet zyrtarisht.
Deri atëherë, mediat përtej Adriatikut kanë zbuluar se trajneri do firmosë një kontratë 3 vjeçare, nga e cila do të fitojë 5 milion euro në sezon, plus bonuset mbi arritjet sportive.
Masimiliano Alegri e njëh mirë Milan, të cilin e drejtoi për katër sezone nga viti 2010 deri në 2014.
Me kuqezinjtë ai fitoi një titull kampion dhe një Superkupë të Italisë, si dhe arriti deri në çerekfinalet e Champions.
Pas largimit nga Milan, Alegri drejtoi Juventus për tetë sezone të ndarë në dy pjesë të karrierës së tij, ndërsa me “Zonjën e Vjetër” fitoi 5 herë titullin kampion, 5 herë Kupën e Italisë dhe 2 herë Superkupën.
Po ashtu luajti dy finale të Champions, të dyja të humbura kunëdr Barcelonës dhe Real Madrid.
Këto I përkasin historisë, ndërsa në aventurën e re gjen një Milan shumë larg emrit të madh, por sipas mediave italiane ka marrë garanci nga Tare për ndërtimin e një skuadre fituese.