Tanket ruse të shkatërruara ekspozohen në Pragë

schedule13:33 - 11 Korrik, 2022

schedule 13:33 - 11 Korrik, 2022

Mbetjet e tankeve ruse të dëmtuara janë ekspozuar në Pragë të Republikës Çeke.

Pamja do të jetë veçanërisht emocionuese për qytetarët çekë, disa prej të cilëve do të kujtojnë pushtimin e vendit të tyre nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1968.

Tanket sovjetike u futën në vend në një përpjekje për të shtypur lëvizjen e reformës së Pranverës së Pragës, e cila u kishte ofruar më shumë të drejta qytetarëve dhe inkurajonte demokracinë.

Më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë pushtimit, sipas Institutit për Studimin e Regjimeve Totalitare me qendër në Pragë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!