“Tani jetoj për vajzën time”, historia e 37-vjeçares e cila humbi të atin dhe bashkëshortin nga COVID-19 brenda 1 jave

schedule13:10 - 8 Prill, 2020

schedule 13:10 - 8 Prill, 2020

Italia ka numrin më të lartë të viktimave dhe situata është me të vërtetë tragjike.

Cristiana Magni nga Bergamo në provincën e Lombardisë zona më e prekur në Itali, ka treguar mes lotësh se si koronavirusj i mori të atin dhe bashkëshortin brenda një jave.

Ajo thotë se në fillim mendonin se ishte një grip sezonal, por kur gjendja u përkeqësua, bashkëshorti i saj karabinier ndërroi jetë.

“Menduam se ishte një grip sezonal por situata përkeqësohej nga dita në ditë. Një mbrëmje gjendja e tij u përkeqësua, por mjeku më të cilin folëm në telefon na tha të qëndronte në shtëpi. Në mëngjes ishte shumë keq mezi merrte frymë dhe e nisëm me urgjencë në spital dhe më pas ndërroi jetë”, shprehet Cristiana.

Më pas ajo shton se meqë para pak ditësh kishte humbur të atin nga COVID-19, nuk duhej ta humbiste edhe bashkëshortin.

 

Cristiana tha se kur bashkëshorti u sëmur mjekët i thane të qëndronte në shtëpi pasi shtrimi në spital nuk ishte i nevojshëm.

Më pas kur u përkeqësua ai u shtrua në spital, por një mbrëmje më vonë ,ai pësoi arrest kardiak.

“Duhej ta kisha kundërshtuar, por vendimi i takonte mjekut. Tani jam penduar dhe mendoj cdo sekondë atë që i ndodhi Claudio-s. Ai pësoi arrest kardiak dhe nuk ia doli dot”-përfundon mes lotësh Cristiana.

Unë tani kam vetëm vajzën, do jetoj për të, është gjithçka që unë kam, foli mes lotesh Cristiana./abcnews.al