“Tani jam mirë, por ishte një shok i madh”, Rugani tregon gjendjen shëndetësore

schedule18:18 - 16 Mars, 2020

schedule 18:18 - 16 Mars, 2020

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ka folur pas prekjes me Koronavirus. Në faqen zyrtare të Juventusit, Rugani iu përgjigj pyetjeve të disa tifozëve bardhezi, ku sqaroi dhe situatën e tij aktuale shëndetësore..

“Po ndihem mirë, gjithmonë kam qenë mirë. Nuk kisha simptoma, kam qenë me fat. Gjithsesi, ishte një goditje e rëndë psikologjike, jo vetëm për mua, por dhe për shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që më rrethonin.

Ishte një shok i madh, pasi dhe mediat ndikuan në përhapjen e menjëhershme të lajmit. Dua të falënderoj të gjithëve ju që më dërguat mesazhe mbështetëse dhe jam i bindur se të gjithë së bashku, do ta kalojmë këtë situatë të vështirë”, tha mbrojtësi juventin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!