“Tani është momenti”, presidenti i Malit të Zi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

schedule10:33 - 16 Qershor, 2023

schedule 10:33 - 16 Qershor, 2023

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç gjatë pjesëmarrjes në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialog, foli për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ai shtoi se e ardhmja e këtyre shteteve është në Bashkimin Evropian dhe të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim. Presidenti i vendit fqinj, u shpreh se ai ka hyrë në politikë për të çuar vendin e tij drejt anëtarësimit në BE.

“ Duam një rajon në paqe. Mendoj se përfundimi i suksesshëm në të cilin Ballkanit Perëndimor do bëhet anëtar i barabartë në BE, nuk mund të përfundojë pa përmbushjen e dy anëve të procesit, që janë: teknik dhe momenti politik. Çfarë mund të bëjë Mali i Zi, që të përshpejtojë këtë proces? Me të gjitha ndryshimet që ndodhën në Mal I Zi dy tre vitet e fundit, besoj se ai mund të jetë një histori e suksesshme. Anëtarësimi në BE, që mund të ndodh deri në 2025-2026. Shembulli i Malit të Zi mund të jetë një shembull i mirë edhe për vendet lindore të Evropës, se procesi i zgjerimit që është gjallë dhe jo vetëm diçka që  ekziton në diskutime në nivele të larta, dhe prandaj ju futa politikës në Mal të zi, që ai të bëhet pjesë në BE dhe të prezantohet si shembull edhe për vendet e e Ballkanit. E ardhmja e rajonit  qëndron në BE, dhe besoj se tani është momenti që duhet shfrytëzuar që të ndodh kjo”, tha ai./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!