Momenti për të luajtur jashtë. Realdo Fili prej kohësh e kërkonte këtë shans dhe e ka gjetur së fundmi, pasi i është bashkuar skuadrës së Botosani në Rumani. Sulmuesi anësor u aktivizua në disa ndeshje miqësore dhe tashmë ka ardhur edhe firma.
Fieraku doli lojtar i lirë nga Luftëtari dhe në Superiore kishte disa oferta, me Vllazninë dhe Laçin që e tentuan anësorin. Gjithsesi ai ishte i qartë: “Dua të luaj jashtë”. Me ndihmën e menaxherit të tij, Sokol Haxhia, Fili e ka realizuar objektivin e tij.
Sulmuesi në të shkuarën ka qenë pjesë e Apolonisë, ku edhe është rritur si futbollist. Më pas ka dhënë kontributin e tij te Partizani, Skënderbeu, Kamza dhe Luftëtari së fundmi. Tashmë do të luajë te Botosani, ku gjen Enriko Papën. /abcnews.al