“Tani e kuptova sa jam plakur”, Tefik Osmani dhuron sërish “show”

schedule13:21 - 21 Mars, 2020

schedule 13:21 - 21 Mars, 2020

9 shkurt, 2005. Shqipëri-Ukrainë, një ndeshje që do t mbahet mend për atë flamur gjigant që u hap në tribunën përballë të stadiumit “Qemal Stafa”. Miqtë fituan pastër, 0-2, ndërkohë që të gjithë titullarët e kanë mbyllur me futbollin e luajtur.

Tefik Osmani është i vetmi që vazhdon e luan edhe sot e kësaj dite, me Tiranën, si dhe Ilion Lika, i cili ishte në stol në atë sfidë. Korçari zëvendësoi Geri Çipin në minutën e 56-të dhe atë ndeshje ka mundësinë ta ndjekë sërish në RTSH Sport.

Osmani, postimin e Pano Xhixhos, Drejtorit të Departamentit të Sport në RTSH, e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në “Instagram” dhe është e pamundur të mos mungojnë notat e humorit prej tij. “Tani e kuptova sa jam plakur, Pano Xhixho. Unë, Sali Berisha dhe Edi Rama po luajmë akoma”, shkruan me shaka Osmani, i cili shquhet për batutat e tij. /abcnews.al

 

Postimi i Tefik Osmanit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!