Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tani bëni gati kurrizin”: Erion Kristo, ironi me 49 fuoristradat dhe 110 furgonët e rinj të policisë

schedule10:41 - 12 Maj, 2020

schedule 10:41 - 12 Maj, 2020

Policia u plotësua me 110 furgonë dhe 49 fuoristrada të reja, të cilat u inaguruan ditën e djeshme. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësoi këtë si modernizimin më të madh të policisë, megjithatë ka nga ata që mendojnë ndryshe.

Pedagogu Erion Kristo shprehet në Facebook se qytetarët duhet të bëjnë gati kurrizin tani sepse shteti policor u kompletua. Përmes një statusi në Facebook, Kristo ironizon me faktin se tashmë bandat janë fshehur dhe nuk po dinë ku të futen.

“A i patë makinat superlluksoze të policisë? U bëmë si Dubai. Sa më të shtrenjta makinat e policisë, aq më pak luftë i bëhet krimit të organizuar. Ska më banda as në Vlorë, as në Tiranë, as në Durrës, as në Fier, as në Elbasan, as në Shkodër, etj.

Dhanë dorëheqje nga frika sa panë flotën e re. Lumsi ata qytetarë shqiptarë që do hipin në furgonët e rinj. Do kënaqen. Roverat e rinj i kuptoj.

Janë pashallarë policët dhe u takon. Po 110 furgonë për çfarë duhen? Do merren me transport udhëtarësh? Do transportojnë mobilje? Apo do arrestojnë ndonjë qytet komplet? Populli në çadra, policia me kolltuqe. Shteti policor u kompletua. Bëni gati kurrizin”, shkruan Kristo në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!