Tamponi negativ, por karantina vazhdon. Ylli i Bayernit duhet të presë akoma

schedule21:16 - 23 Tetor, 2020

schedule 21:16 - 23 Tetor, 2020

Serge Gnabry rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e martë, humbi përballjen e Champions League kundër Atletico Madrid (Bayerni fitoi 4-0) dhe nisi menjëherë karantinën.

25 vjeçari i Bayern Munchen ka kryer testin e radhës dhe Bild raporton se përgjigja është negative. Një lajm i mirë, por nuk mund të dalë nga karantina.

Rregullat në Gjermani janë të qartë. Izolimi duhet të zgjasë 10 ditë, edhe në rast se tamponi del negativ. Gnabry shpreson të marrë një tjetër përgjigje negative në testin e radhës.

Mungesa e tij është e sigurt në takimin e ditës së nesërme ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat dhe transfertën e së martës kundër Lokomotivës së Moskës në Champions. /abcnews.al