Talo Çela një hap para policisë, si u iku nga “duart”, a u dekonspirua operacioni në Elbasan?

schedule18:10 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:10 - 9 Qershor, 2022

Talo Çela si duket është një hap para policisë së shtetit. Ai ka mundur që të largohet nga vendi ku strehohej përpara se aty të mbërrinte policia.

Burime për Abc bëjnë me dije se gjatë kontrolleve që po zhvillon policia në Elbasan dhe Peqin për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë janë ndaluar 10 persona, por jo Talo Çela.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vrasje pas vrasje, sa para qarkulluan grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit: Ngjarjet e bujshme që tronditën Shqipërinë

Dyshohet se Çela strehohej në një nga vendet që ka qenë objekt i kontrollit nga RENEA. Kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa operacioni është ende në vijim.

Ky ishte operacioni i radhës, pas atij të bujshmit ku ranë në pranga persona të njohur të botës së krimit pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës të cilët bashkëpunuan me drejtësinë dhe rrëfyen krimet.

Lexo edhe: RENEA “bilndon” Elbasanin, kërkon Talo Çelën, ku ndodhet i shumëkërkuari?

Nga dëshmitë e tyre janë goditur 8 grupe kriminale,  ndërsa janë zbuluar 32 persona të akuzuar për dhjetëra krime të rënda. 9 prej tyre ndodheshin në burg, 9 u arrestuan ndërsa 14 persona iu shpëtuan policisë. Mes tyre emra të njohur të botës së krimit, si Talo Çela, Florenc Çapja, Ervis Martinaj apo dhe Suel Çela.

Lexo edhe: RENEA zbarkon në Elbasan dhe Peqin, 10 të shoqëruar, kush janë kokat që kërkohen për “Plumbin e Artë”

Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen lekëve.

/abcnews.al