“Tallman” përcillet për në banesën e fundit, miqtë i japin lamtumirën përmes gjestit të veçantë

schedule17:40 - 12 Maj, 2021

schedule 17:40 - 12 Maj, 2021

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit, 27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u vra të hënën në mbrëmje nga shoku i tij i ngushtë Marjus Dema.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë miqtë e Qemës, i njohur si “Tallmani”. Vihet re që ata kanë stampuar në një bluzë foton e tij dhe pas kanë realizuar një foto të mbledhur së bashku.

Ka qenë reperi i njohur, Stresi që ka ndarë këtë foto nga ky moment vërtetë trishtues dhe e ka shoqëruar me një dedikim për mikun e ndjerë.

“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr, por askush nuk qan zemrën e vdekur në trup të gjallë. “Tallman”, broski lamtumirë! Ngushëllime familjes”, ka shkruar reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?????? (@stresi)

Kujtojmë se 27-vjeçari kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!